Dimitrieska-Koçoska takohet me nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani

nga D. V.

Shkup, 3 korrik – Buxheti për vitin 2025 mbetet zhvillimor dhe i orientuar drejt projekteve me vlerë të shtuar. Vëmendje të veçantë i kushtohet infrastrukturës, siç është hekurudha e shpejtë e Korridorit 10, investimi që do të forcojë konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe do të sjellë stabilitet afatgjatë, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila sot në Luksemburg ka pasur takim me nënkryetaren e Banës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani.

Siç thkeson Dimitrieska-Koçoska në profilin e saj të fejsbukut, takimi ishte i frytshëm, ndërsa u diskutua për prioritetet strategjike që janë kyçe për rritjen ekonomike, investimet kapitale dhe konsolidimin fiskal.

“Në kuadër të bisedimeve, u ndaluam gjithashtu në shfrytëzimin e rreth 700 milionë dollarëve nga Korniza e partneritetit 2024–2028 me Bankën Botërore, me të cilat do të mbështesim shërbime publike më efikase, vende pune më produktive dhe një qëndrueshmëri më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike”, informoi ministrja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More