Dimitrievski, zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës

nga Redaksia

Kumanovë, 6 shtator – Lideri i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, është zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës, ndërsa për Qendrën partia ka propozuar Miroslav Labudoviq, zëvendësministër i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në seancën e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror u vendos që ZNAM-i të garojë vetë në zgjedhjet lokale të ardhshme me lista të veta për këshilltarë në më shumë se 50 komuna.

“Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë fillon një kapitull të ri në veprimtarinë e saj politike. Përfaqësuesit tanë në vetëqeverisjen lokale treguan se si në mënyrë të vërtetë menaxhohen komunat”, deklaroi zëdhënësi i ZNAM-it, Nikola Memov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More