Dimitrov: Tema e Maqedonisë nuk zbehet dhe është pjesë e jetës sonë për më shumë se dy shekuj

nga D. V.

Shkup, 28 mars –  “Tema e Maqedonisë nuk zbehet dhe ka qenë pjesë e jetës sonë për më shumë se dy shekuj. Kështu tha historiani bullgar Angel Dimitrov në prezantimin e librit të tij “Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Një takim midis historisë dhe politikës”.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, si dhe dy ish-kryeministra bullgarë.

Dimitrov theksoi se ideja për librin e ka origjinën në vitin 2021. Ai e përkufizoi punën e tij si një analizë e modernitetit dhe theksoi se libri trajton çështje me rëndësi të madhe si për të ardhmen ashtu edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund t’i shpëtojë orbitës jugosllave në të cilën u krijua. Është e vështirë të dalësh nga kjo trashëgimi dhe kjo vlen edhe për klasën politike”, tha historiani bullgar, raportojnë mediat bullgare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More