Do të hapet llogari për donacione për Koçanin, sot do të dihet se si do të kanalizohet ndihma

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Do të hapet llogari për donacione pas rastit tragjik në Koçan. Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, siç deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski do të dihet se si do të kanalizohet kjo ndihmë.

Pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Qendrën klinike në Shkup, kryeministri shprehu mirënjohje për të gjitha vendet që ofruan ndihmë.

“Lufta do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Ministri përmendi që të gjithë ata që ndodheshin brenda dhe përreth objektit të kësaj ngjarje të tmerrshme të paraqiten në mjek dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore, sepse mund të ketë efekte pas disa ditësh. Po bëhen përpjekje që të gjithë pacientët të jenë stabil dhe të shkojnë në shtëpi në gjendje të plotë shëndetësore. Si qeveri mbetemi të fokusuar”, ka thënë Mickoski.

Qeveria, siç paralajmëroi, sot do të mbajë dy takime, një në orën 14 dhe një në orën 17.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More