Shkup, 17 mars – Në pllajën e UKIM-it është mbajtur orë e përbashkët e studentëve dhe profesorëve në kujtim të viktimave të zjarrit në Koçan. Tubimi u organizua nga organizata studentore e Universitetit të Shkupit. Ngjarja e paraparë pikërisht për në mesditë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut u anulua për gjysmë ore dhe më pas filloi me shtatë minuta heshtje nga numri i madh i studentëve të pranishëm, të cilët mbushën kampusin e UKIM-it.
Fjalime të shkurtëra ngushëllimi mbajtën rektorja e UKIM-së Biljana Angellova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Studentët presin në radhë për të ndezur qirinj për viktimat në zjarr, për të vendosur lule dhe për të lënë para për të mbështetur familjet në kutitë e donacioneve para Fakultetit Filozofik. Mjetet e dhuruara do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq. Përpara Fakultetit Juridik, ndërkaq, është hapur Libri i Ngushëllimeve.
Tubime të këtilla në mesditë do të mbahen edhe në katër ditët e ardhshme.
Kryetari i ASU të UKIM-së Aleksandar Nikollovski njoftoi se nesër do të mbahet në kampusin e fakulteteve teknike, të mërkurën në FMN, të enjten para Fakultetit Pedagogjik, ndërsa të premten do të organizohet marsh nëpër Shkup ose studentët dhe të gjithë të interesuarit do të nisen drejt Koçanit.