Drejtori i N.P Kullosat, Bashkim Hasani vizitoi njësitë rajonale në Kumanovë dhe Shën. Nikollë

nga Xh M

Kumanovë, 19 dhjetor – Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të njësive rajonale të ndërmarrjes, sot Drejtori Bashkim Hasani realizoi një vizitë pune në qytetet Kumanovë dhe Sveti Nikole.

Gjatë vizitës u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe sfidat e njësive rajonale.

Fokusi kryesor i takimeve ishte identifikimi i mundësive për përmirësim, koordinimi për zbatimin më efikas të detyrave dhe ofrimi i mbështetjes së drejtpërdrejtë për stafin në terren.

Vizita thekson përkushtimin e drejtorit për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar suksesin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More