EKSKLUZIVE: Manjati i Emirateve Mohamed Alabbar që do të investojë 500 milionë euro në Kodrën e Diellit?

nga D. V.

Shkup, 17 tetor – Manjati i patundshmërive nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, është investitori i interesuar për investimin 500 milionësh në Kodrën e Diellit.

Alabbar është biznesmeni që po ndërton Portin e Durrësit në Shqipëri dhe shumë projekte të tjera gjigante në Ballkan.

Sipas informacioneve, Alabbar tashmë ka pasur takime me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku janë diskutuar detajet për investimin e tij të mundshëm, që pritet ta transformojë Kodrën e Diellit.

Gazeta “Lajm”, ka siguruar fotografi nga takimet e Alabbarit me Kasamin dhe vizitën bashkë në Kodrën e Diellit, ku janë shqyrtuar mundësitë për ndërtimin e resorteve moderne dhe infrastrukturës që do ta kthejë Kodrën e Diellit në atraksion kryesor turistik në rajon.

Procedurat për këtë investim për momentin janë në pushim për shkak të zgjedhjeve lokale, por pritet të vazhdojnë me intensitet të fuqishëm menjëherë pas zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More