Elektrodistribuimi me lexim të përforcuar për festat

nga D. V.

Shkup, 30 dhjetor – Në kuadër të sigurimit të leximit më të madh gjatë periudhës më të ngarkuar të vitit dhe për të përmbushur nevojat e konsumatorëve, Elektrodistribuimi do të realizojë aktivitete të përforcuara për leximin e orëmatësve gjatë javës së parë të janarit 2026.

Gjatë kësaj periudhe, në mënyrë plotësuese, një pjesë e aktiviteteve të leximit do të realizohet jashtë orarit të punës, si dhe gjatë fundjavave dhe ditëve festive.

Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve do të aplikohet procesi i plotë i leximit, i cili përfshin përpunimin, verifikimin dhe transmetimin e sigurt të të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar faturim të saktë dhe në kohë të konsumit të energjisë elektrike për secilin konsumator individual.

Elektrodistribuimi mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të përvojës së konsumatorëve dhe vazhdimisht ndërmerr masa për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More