EMRI/ Kërkohej nga Interpol Tirana prej 17 vitesh, kapet në Aeroportin e Athinës një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafikim lëndësh narkotike

nga L. M

Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Ardian Gerbi nga Bënça e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.

Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë.

Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More