Parandalohet krimi në Kurbin, arrestohet 21-vjeçari që kanosi kushëririn me armë

nga L. M

Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More