Shkup, 23 dhjetor – Komunikacioni në rrugën Ohër-Resnjë është ndërprerë nga ora 16:15 për shkak të një aksidenti trafiku, njofton ALAMM.
Paraprakisht, për shkak të reshjeve të borës në drejtimin rrugor Resnjë – Ohër nëpër qafën malore të Bukovës dhe në aksin rrugor Manastir – Resnjë përmes kalimit malor Gjavatë, është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda.