Fake materiale në rrjetet sociale, Kasami: Videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës

nga D V

Shkup, 23 dhjetor – Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami thotë se videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë në rrugën Tetovë-Bërvenic, nuk është në komunën e Tetovës, përcjell TV21.

“Në asnjë moment nuk do të lejojmë që persona të papërgjegjshëm dhe me prapavijë politike të njollosin punën tonë. Videoja e publikuar nga disa mediume dhe portale ku shihet hedhja e kripës dhe rrërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës, por në një komunë tjetër. Personat që kanë publikuar këtë shpifje duhet të kërkojnë falje publike sepse në të kundertën do të paditen!”, shkruan Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More