Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

nga L. M

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Putin theksoi nevojën për një zgjidhje paqësore të konflikteve rajonale dhe shprehu mbështetjen e tij për sovranitetin kombëtar të Sirisë. Gjithashtu, ai ofroi ndihmën e Rusisë për të zbutur tensionet mes Iranit dhe Izraelit, veçanërisht në lidhje me programin bërthamor iranian.

Të dy liderët ranë dakord që të mbajnë të hapur kanalin e komunikimit mes tyre.

Nga ana e tij, Tel Avivi konfirmoi zhvillimin e bisedës dhe faktin që ajo ishte përqendruar tek Irani dhe Siria, por nuk komentoi përmbajtjen e saj në detaje.

Kjo ishte biseda e parë mes Putinit dhe Netanyahut që prej 13 qershorit, kur Izraeli kishte ndërmarrë sulme parandaluese kundër objekteve bërthamore iraniane — një veprim që u kritikua nga Moska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More