Fermerët në alarm kafshët e egra, rrezik për bagëtitë në Cërrik

nga Xh M

Fermerët e fshatrave po i frikësohen gjithnjë e më shumë afrimit të kafshëve të egra në zonat e banuara.

Ata theksojnë se arinjtë, çakejtë dhe ujqërit janë shndërruar në rrezik serioz në fshatrat e Cërrikut.

Shpyllëzimi dhe zgjerimi i zonave të banuara po e detyrojnë faunën e egër të afrohet gjithnjë e më shumë pranë fermave.

Ndryshimet klimaterike dhe zhvillimi urban kanë reduktuar burimet natyrore për ujqërit dhe çakejtë, duke i bërë ata me agresivë në kërkim të ushqimit.

“Këtu ka çakej, dhelpra, ujqër, dalin përnatë, rrimë ter natën pa gjumë se na hanë bagëtitë. Madje para një muaj e gjysmë më hëngri një qengj mua. Ata më tepër vijnë nga Radiostacioni dhe nga Ana e Muriqanit dhe Shelgut. S’kemi armë çifte të dalim ti trembim se ndryshe nuk tremben ata, i trembim me elektrik me dritë pishe, rrimë terë natën me merak unë kam 20 kokë bagëti atje”, thotë një banor i zonës.

Sipas banorëve, kafshët e egra shfaqen nga pyjet e Shelgut dhe Muriqanit dhe “bëjnë kërdinë” në shpendë e bagëti.

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga shteti, pasi blegtoria është e vetmja mënyrë mbijetese për ta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More