Fetai: BE rruga e vetme strategjike dhe partneri më i besueshëm për vendin

nga Xh M

Shkup, 8 maj – Në prag të Ditës së Evropës, zëvendëskryeministri i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

“Pata nderin të festoj këtë ditë të rëndësishme, e cila është më shumë se një përkujtim i Deklaratës së Schumanit, është simbol i unitetit, paqes dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e kontinentit tonë,” shkruan Fetai në profiling e tij në Fejsbuk.

Duke vlerësuar rëndësinë që ka Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, Fetai nënvizoi se BE-ja nuk është thjesht një aspiratë politike apo ekonomike, por rruga e vetme strategjike dhe partneri më i besueshëm për vendin.

“9 Maji na kujton se integrimi evropian nuk është vetëm një proces teknik anëtarësimi, por një përkushtim i thellë ndaj vlerave evropiane: demokracisë, sundimit të ligjit, dinjitetit njerëzor dhe jetës më të mirë për të gjithë qytetarët tanë,” thekson ai, duke shtuar se vendi është i vendosur të ecë me përkushtim dhe vendosmëri drejt këtij qëllimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More