Ganiu promovon bibliotekën në shkollën fillore “Hasan Prishtina”

nga Xh M

Shkup, 8 maj – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon angazhimin në fushën e arsimit në shkollat fillore që gravitojnë në këtë komunë. Ganiu së bashku me drejtoreshën e shkollës fillore “Hasan Prishtina” promovuan bibliotekën shkollore, investim ky i komunës së Çairit.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Shkollën Fillore Komunale “Hasan Prishtina”, ku së bashku me drejtoreshën znj. Esma Fazlija promovuam hapësirën e re të bibliotekës shkollore – një investim i realizuar nga Komuna e Çairit në funksion të përmirësimit të kushteve mësimore dhe qasjes në literaturë cilësore për nxënësit tanë.

Biblioteka është e pajisur me 5.511 tituj të rinj dhe u shërben 1.162 nxënësve të kësaj shkolle, duke u kthyer në një hapësirë të rëndësishme të dijes, leximit dhe zhvillimit intelektual. Ne do të vazhdojmë të investojmë në arsim, sepse besojmë se themeli më i fortë i së ardhmes është edukimi i mirëfilltë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More