Ganiu: Lagja Serava po ndryshon pamje, vijojnë investimet në infrastrukturë!

nga D. V.

Shkup, 15 korrik – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar sot vazhdimin e punimeve për asfaltimin e një segmenti të ri të rrugës “Ismail Kadare” në lagjen Seravë, si pjesë e angazhimit të palëkundur për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe urbane në komunë.

“Ky është një investim që jo vetëm lehtëson qarkullimin, por përmirëson ndjeshëm edhe cilësinë e jetës për banorët e kësaj zone,” deklaroi Ganiu.

Ai shtoi se ndërhyrja në këtë rrugë reflekton qasjen strategjike të Komunës për zhvillim të barabartë në të gjitha lagjet e Çairit, përmes projekteve që adresojnë konkretisht nevojat e qytetarëve.

Komuna e Çairit paralajmëron se projekte të ngjashme do të realizohen së shpejti edhe në pjesë të tjera të territorit, në përputhje me prioritetet infrastrukturore të identifikuara në terren.

“Ne nuk ndalemi – Çairi po ndërtohet çdo ditë,” përfundoi Ganiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More