Ganiu: Si Komunë e Çairit, mbetemi të përkushtuar ta mbështesim çdo hap të fëmijëve tanë drejt një të ardhmeje më të mirë

nga Redaksia

Shkup, 2 qershor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu mori pjesë në pjesë në ceremoninë e mini-maturës së kopshtit “Fidani”, ku 260 fëmijë përshëndetën këtë etapë të parë të jetës së tyre, për të nisur një kapitull të ri drejt dijes dhe shkollës, përcjell zhurnal.mk

“Fëmijët ishin protagonistët e ditës së sotme – me buzëqeshje, ngjyra dhe emocione të pastërta që vetëm fëmijëria mund t’i dhurojë. Me shumë kënaqësi mora pjesë në ceremoninë e mini-maturës së kopshtit “Fidani”, ku 260 fëmijë përshëndetën këtë etapë të parë të jetës së tyre, për të nisur një kapitull të ri drejt dijes dhe shkollës.

Ngjarja u organizua me përkushtim nga drejtoresha znj. Gzime Bakiu dhe u zhvillua në hapësirat mikpritëse të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në prani të rektorit Prof. Dr. Lütfi Sunar. I pranishëm ishte edhe ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, z. Fatmir Limani, si përkrahës i vazhdueshëm i edukimit parashkollor. Ceremonia mblodhi gjithashtu drejtues institucionesh, deputete dhe përfaqësues të ndryshëm publikë, të cilët ndanë këtë moment të veçantë me fëmijët dhe prindërit.

Si Komunë e Çairit, mbetemi të përkushtuar ta mbështesim çdo hap të fëmijëve tanë drejt një të ardhmeje më të mirë.”, njofton Ganiu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More