Gashi pret delegacionin nga Kroacia: Do të jem zëri i komunitetit rom në Kuvend

nga D. V.

Shkup, 30 korrik –  Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur sot në takim deputetin rom në Kuvendin e Kroacisë, Veljko Kajtazi, kryetaren e Lidhjes së Romëve në Kroaci “Kali Sara”, Suzana Krçmar, si dhe zëvendësministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Nexhdet Mustafa.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe perspektiva për përfshirjen e komunitetit rom në jetën politike dhe për modelet e suksesshme të përfaqësimit dhe fuqizimit të tyre.

“Edhe pse aktualisht në Kuvendin e RMV-së nuk ka deputet rom, i sigurova se do të jem zëri i tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë për të gjithë,” theksoi Gashi pas takimit.

Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve për forcimin e dialogut ndëretnik dhe përkrahjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në vend dhe rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More