Gashi takohet me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, Mirela Kalungeranu

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, znj. Mirela Kalugeranu.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, znj. Mirela Kalugeranu. Diskutuam për rëndësinë e forcimit të institucioneve të auditimit publik, në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies.
Vlerësova bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të revizionit mes dy vendeve, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave është esencial në pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre. Shpreha gatishmërinë dhe mbështetjen time për iniciativat që kontribojnë në qeverisje më të mirë dhe efikase”, ka shkraur Gashi. /Alfax.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More