Gërvalla në takimin për situatën në Venezuelë, paralajmëron për rreziqet e shtrirjes së ndikimit edhe në Ballkan

nga Xh M

Nju Jork, 29 shtator – Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla mori pjesë në Takimin Ministror për Situatën Urgjente në Venezuelë, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.52-vjeçarja aty shkoi me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, dhe ministres së Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, Gërvalla shprehu qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

“Më tej Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”, thuhet në kumtesën e MPJD-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More