Gërvalla niset për në Tiranë për takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të SEECP

nga D. V.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet sot në Tiranë nën organizimin e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e SEECP.

Kjo u bë e ditur nga MPJD përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera shkruan se takimi ministror do të fokusohet në temën: “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”, duke ofruar një rast të mirë për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian.

Në postim thuhet se “Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë takim tregon përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës evropiane, si dhe mbështetjen për nisma që shtyejnë përpara paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në Evropën Juglindore”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More