Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

nga Xh M

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka bërë një përditësim lidhur me rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta dhe ato të diasporës.

Sipas tij, shpërndarja e mandateve tashmë është e qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 48 deputetë;

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 24 deputetë;

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 20 deputetë;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8 deputetë.

Cakolli thekson se votat me kusht nuk pritet të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve, pasi historikisht ato kanë ndjekur të njëjtin trend si votat e rregullta, me një rritje të vogël për partinë e parë.

“E vetmja mundësi për një ndryshim të vogël do të ishte nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK.

Megjithatë, një skenar i tillë do të kërkonte një ndryshim të madh të trendit, i cili nuk ka ndodhur më parë.

Prandaj, bazuar në këto përllogaritje, ky pritet të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, tha Cakolli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More