Gërvalla për Urën e Ibrit: Kurti i ka thirrur ambasadorët e Quint-it dhe është diskutuar hapja e saj

nga Xh M

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur edhe në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se janë koordinuar me ndërkombëtarët.

Ajo u shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka thirrur ambasadorët e Quint-it dhe është diskutuar hapja e kësaj ure.

“Nuk është e vërtetë që nuk jemi koordinuar për urën me faktorin ndërkombëtar, është shumë më e vërtetë që kryeministri Kurti i ka thirrur ambasadorët e Quint-it dhe është diskutuar hapja e urës dhe është diskutuar madje edhe cilët hapa teknik duhet ndërmarrë deri në hapjen e urës”.

Gërvalla tutje u shpreh se për ta është e papranueshme përgjigja “Ura nuk hapet”, përcjell Klankosova.tv.

“Është shumë e vërtetë që ky është një rast që dallon ndoshta edhe nga disa raste në të kaluarën, ku vullneti ynë për koordinim me bashkësinë ndërkombëtare ka qenë i plotë”.

“Por, për neve është i papranueshme përgjigja “Ura nuk hapet”, për neve është e pranueshme përgjigja “Çfarë duhet të bëjmë ne si institucione, në cilin afat kohor, çka pritet prej nesh me qëllim që të gjithë së bashku ta realizojmë hapjen e urës”, është shprehur ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More