Gonxhja: Startup-et shqiptare me produkte novatore në panairin InnoTrans në Berlin

nga D V

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndodhet në Berlin, Gjermani ku po viziton panairin më të madh ndërkombëtar dedikuar inovacionit dhe teknologjisë së transportit e mobilitetit (InnoTrans).

Gjatë kësaj vizite, Gonxhja u njoh nga afër me zhvillimet inovative më të fundit në sektorin e hekurudhave, aplikime të teknologjisë AI dhe zgjidhje të qëndrueshme për lëvizjen urbane.

“U prezantuam me kënaqësi me produkte novatore të zhvilluara nga startup-e shqiptare, që përfshijnë sisteme të zgjuara transporti dhe zgjidhje ekologjike të lëvizshmërisë, të aplikuara në kryeqytetet kryesore të BE-së”, bëri të ditur ai.

Gonxhja u shpreh krenar për potencialin emocionues të sipërmarrjeve novatore shqiptare, që kontribuojnë në sektorin global të transportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More