Gruaja vrau bashkëshortin me sëpatë, detaje nga ngjarja në Sarandë

nga D V

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq të Sarandës, ku shtetasja E.T., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Ll.T, 55 vjeç.

Autorja e dyshuar e ka goditur viktimën me sëpatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.

Çifti kishte tre vajza, dy prej të cilave janë të martuara. Sipas informacioneve paraprake, E.T. dyshohet se vuan nga çrregullime mendore, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij akti ekstrem.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin e qetë të fshatit Metoq.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi shtetasen E.T. në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet e krimit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More