Hapësirat publike/ Tiranë, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit: Më shumë qytete europiane të gatshme për Shqipërinë 2030

nga L. M

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet lirimi i hapësirave të zëna nga ndërtimet apo struktura të paligjshme.

Rama shprehet se qytetet e Shqipërisë do jenë më të pastra dhe europiane.

“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More