Hapja e shtabin të VLEN-it në Dizhon-2 / Mexhiti: Investime për fëmijët, shkolla dhe ujësjellës — Jo për interesa personale

nga Redaksia

Shkup, 22 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte në Dizhon shtabin e VLEN-it — të quajtur edhe “shtëpia e shpresës dhe e fitores” — duke dërguar një mesazh të qartë për një fitore të madhe dhe përkushtim ndaj zhvillimit të komunës, transmeton zhurnal.mk.

Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi se lëvizja ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke ndarë hallet dhe duke ndërtuar bashkë me ta.

Ai përmendi investimet konkrete që VLEN pretendon se ka realizuar për komunitetin: çerdhe për fëmijët, shkolla për nxënësit, universitet për studentët, si dhe rrugë e ujësjellës për familjet. Në kontrast, Mexhiti akuzoi kundërshtarët e tij se kanë investuar në kazino dhe interesa që varfërojnë popullin dhe dëmtojnë rininë.

“Kemi lënë qeverisjen për Çairin, sepse Çairi është diamanti ynë dhe nuk shitet për pushtet”, deklaroi Mexhiti, duke paralajmëruar se kundërshtarët synojnë të përdorin Çairin si “plaçkë tregu” për të forcuar pushtetin dhe pasurinë e tyre personale. Ai theksoi se VLEN nuk kërkon pushtet për interesa personale, por për t’i shërbyer qytetarëve me punë të ndershme dhe transparencë.

Nga Dizhoni, Mexhiti dërgoi një apel për bashkësi dhe mobilizim: e vërteta, puna dhe populli janë në anën e tyre.

“Fitorja jonë do të jetë madhështore, sepse VLEN është besim, është garanci se qeverisja jonë do të bëhet me punë të ndershme, transparencë dhe në të mirë të qytetarëve.”

Ngjarja mbylli me duartrokitje dhe urime për Çairin dhe Dizhonin, ndërsa Izet Mexhiti riafirmoi synimin për të sjellë ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More