Hoxha: Nasufi e Rushiti emërohen zëvendëskomandantë në Policinë Pyjore

nga Redaksia

Shkup, 25 janar – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë bërë emërime të reja në kuadër të përforcimit të strukturave të Policisë Pyjore.

Sipas njoftimit, Shaban Nasufi është emëruar zëvendëskomandant i Policisë Pyjore, ndërsa Metush Rushiti do të ushtrojë funksionin e zëvendëskomandantit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë Pyjore.

Hoxha theksoi se këto emërime janë pjesë e angazhimit për forcimin institucional të Policisë Pyjore, rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More