Imërlije Saliu: Jam ithtare e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, në rrjetin social facebook ka shkruar se ajo ka zgjedhur të mbetet besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.

“Shpesh më pyesin si e përballoj politikën, me gjithë ndasitë dhe tensionet që ajo sjell. E vërteta është se unë kam zgjedhur të mbetem besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.

Në skenën politike të RMV-së po shfaqet një frymë e re më e hapur, më bashkëpunuese dhe më e lidhur me realitetin shoqëror, të cilën e sjellin politikanët e rinj ne skenën politike shqiptare, gjë që ndoshta s’është e zakonshme as për vendin e as për politikbërjen ballkanase.

Unë jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim. E ndjej si detyrim të ruaj vlerat e familjes, traditën e bashkëjetesës dhe respektin për tjetrin – edhe në politikë.

Le ta dëshmojmë se mund të jemi të ndryshëm në ide, të fortë në qëndrime por të bashkuar në qëllime njerëzore”, ka shkruar deputetja Saliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More