Ka filluar marrja në pyetje e familjarëve të viktimave nga tragjedia në Koçan

nga D. V.

Shkup, 27 maj – Prokurorët publikë që po hetojnë zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 62 të rinj, sot filluan të marrin në pyetje përfaqësuesit e familjeve, përkatësisht përfaqësuesit ligjorë të atyre që vdiqën në tragjedi.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, përmes deklaratave të dhëna para prokurorit publik, ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre si palë të dëmtuara dhe t’i bashkohen ndjekjes penale.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të informohen drejtpërdrejt rreth progresit dhe fazës së procedurës, si dhe të ndajnë njohuritë e tyre rreth ngjarjes.

Ata thonë se seancat po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, në zyrat e prokurorive në Koçan, Shtip dhe Shkup, sipas orarit që u përcaktua drejtpërdrejt me familjet e viktimave në bashkëpunim me organizatën “Mbështet Koçanin”.

“Seancat dëgjimore do të jenë individuale dhe një përfaqësues ligjor për secilën prej viktimave do të thirret për të folur në lidhje me të drejtat e tyre si palë të dëmtuara. Në deklaratën e tij, ai do të jetë në gjendje të sugjerojë anëtarë të tjerë të familjes që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes”. thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More