Kasami: Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë

nga Redaksia

Tetovë, 16 mars – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Koçani. Ai thotë se humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë.

“Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More