“Kemi pare me nejt 20 vjet në opozitë”!

nga I Z

Shkup, 26 qershor– Maqedonia e Veriut është vend i vogël dhe të gjithë njihemi mes veti. Edhe opozitarët me pushtetarët edhe pushtetarët me opozitarët, edhe majtistat me djathtistat edhe djathtistat me centristat, e kështu me radhë.

Tani kur kemi pushtet të ri, shpeshherë e dëgjojmë frazën “kemi pare edhe 20 vjet me duru në opozitë”, shkruan Zhurnal. Është një frazë ta gëzon zemrën, sepse pa marë parasysh a eshte opozitar apo pushtetar, siç e tham më lartë do të jetë një i njohur i yni, qoftë familjar, shok, fqinj….
Mirëpo opozitarizmi është sport i vështirë, që dikush ndoshta e ka harruar, prandaj duhet tua rikujtojmë, jo për gjë tjetër, por për të mirën e tyre.

Është mirë të kesh para, por shumë me rëndësi është si i ke fituar ato para. A janë fituar si duhet apo jo? Nëse nuk janë fituar si duhet, a janë mbuluar gjurmët ose jo? Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.

Sepse koha e pyetje e dhe përgjigjeve si duket ka trokitur në derë edhe siparin e ka bë aty ku të gjithë kemi pritur-Korridori 8 dhe 10. Nëse e shumëzojmë 8 herë 10 është baraz me 80. Shumë punë e qartë, sado që duket se po shkruaj me kode e me shifra.

Por nuk është në pyetje vetëm Korridori 8 e 10, sepse me të njëjtin sistem si duket eshte punuar në cdo korridor e tunel. A po e shihni atë urën e gjatë 150 metra? Nuk mund ta shihni se dikush e ka futur në xhep!

Nuk është momenti për shaka, sepse dyshimet janë serioze. Fillimisht i paralajmëroi Revizini, kurse sot i konfirmoi edhe ministri i transportit, Aleksandar Nikollovski i cili tha se edhe pse sot është dita e fundit e mbylljes së tenderit për segmentin e tretë të hekurudhës në Korridorin 8, ai akoma s’ka të drejtë firmosje për ta parandaluar këtë.

“Vlera e hekurudhës është rritur për 220 milion euro. Në vend se të kushtojë 340 milion, tani ky projekt kushton 560 milion euro. Tenderimi ka nisur pak para zgjedhjeve në mënyrë jotransparente”, tha Nikollovski. Sipas tij, drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi nuk jep dorëheqje dhe aktualisht kanë mbetur në një udhëkryq ndër-institucional për të marr masat me kohë e për të shmangur implikimet financiare në buxhetin e shteti. Kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Publike.

“LSDM dhe BDI kanë shpallur tender në vlerë 560 milion euro, për të cilin sot më 26 Qershor përfundon afati për ofertuesit. Praktikisht e gjithë procedura është udhëhequr në periudhë parazgjedhore, zgjedhore dhe post-zgjedhore. Ne jemi qeveri vetëm tri ditë! Sipas ligjit për furnizime publike, tenderët mund të anulohen deri në ditën e paraqitjes së ofertave. Duke pasur parasysh që ky tender shpallet nga sektori ‘CFSD’ në Ministrinë e Financave, si unë, si Kryeministri, ashtu edhe Ministri i financave jemi zgjedhur të dielën në Kuvend, sipas ligjeve aktuale edhe sot ne nuk mund të nënshkruajmë asgjë”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe lidhjeve.

Duke u bazuar në raportin e Entit të revizionit ai kërkon nga organi akuzës të hetoj se si 484 milionë euro dyshohet të jenë shtuar vetëm në tre projekte, siç janë segmenti i tretë i hekurudhës 23,4 km nga Kriva Pallankë-kufiri me Bullgarinë, autostrada Kërçovë-Ohër dhe segmenti i dytë i autostradës Shkup-Bllacë.

Raporti i Entit shtetëror të revizionit përmban disa pika, por që hapin dyshime të thella, shkruan Zhurnal.

Nën pikën A): Sipas marrëveshjes së lidhur RMV dhe BE për Seg.III hekurudhor është 340 milionë euro, ndërsa deri në ditën e auditimit vlera ka arritur në 560 milionë euro, që paraqet rritje në shumën e 220 milionë euro.

B) Për projektin e ndërtimit të autostradës Kërçovë Ohër, vlera e kontratës për aneksin nr.3 ishte 589 milionë euro, ndërsa vlera fillestare ishte 411 milionë euro, që paraqet rritje 178 milion euro më shumë.
C) Projekti i segmentit dytë për autostradën Shkup-Bllacë fillimisht është parashikuar në vlerë 112 milionë euro, ndërsa u rrit në 198 milionë euro për 10.5 km autostradë, që paraqet 86 milion euro më shumë.

Për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor dhe Korridorit 10d me një gjatësi prej 108 km dhe një vlerë të parashikuar prej 1,319 miliardë euro, u miratua një ligj i veçantë që rregullon kushtet dhe mënyrën e ndërtimit. Me një analizë krahasuese të kostos së ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10d, u përcaktua rishikimi se në planin pesëvjeçar të Komunitetit të Transportit nga prilli 2022, vlera treguese e deklaruar për pjesët e planifikuara është 585 milionë euro ose 475 milionë euro pa segmentin Bukojçan-Kërçovë. Sa i përket marrëveshjes me konzorciumin Bechtel-Enka e mbrojtur me ligj, e klasifikuar sekret shtetëror, Ministri i Transportit tha se do të kërkoj që fillimisht të de klasifikohet dhe pastaj të rishikohet në detaje./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More