Këshilli Gjyqësor, Xhelili: Shpërbërja nuk ka bazë juridike

nga Xh M

Shkup, 6 korrik – Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve si zgjidhja e vetme aktuale e propozuar nga Qeveria për kthimin e besimit në gjyqësor, nuk ka bazë Kushtetuese dhe ligjore. Kështu vlerëson eksperti juridik, Fadil Xhelili, sipas të cilit reagimi i ambasadorëve ishte i drejtë dhe në vijën e duhur dhe se nuk duhet nxituar me veprime të cilat në vend që ta rregullojnë, mund ta thellojnë problemin.

“Paralajmërimi se duhet të shkarkohet Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve është një çështje mjaft komplekse dhe e ndërlikuar, sepse legjislacioni që është në fuqi, duke filluar nga Kushtetuta e vendit, pastaj te ligjet që e rregullojnë këtë materie, duke filluar nga Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Prokurorinë, duhet thënë se nuk e parashohin dhe me këtë nuk e mundësojnë shpërbërjen si veprim apo si vendim të këtyre dy Këshillave.”, – deklaroi eksperti juridik, Fadil Xhelili.

Edhe pse kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor tani më ka humbur kredibilitetin e tyre, shkarkimi i tyre në tërësi do të paraqiste përzierje në pavarësinë e gjyqësorit, vlerëson Xhelili.

“Kredibiliteti i Këshillit Gjyqësor, tashme e dimë se ka rënë mjaft dhe kjo përbërje, tani më me të drejtë thuhet se nuk është e denjë dhe nuk e ka kredibilitetin dhe autoritetin e duhur që të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tyre. Por, duhet potencuar se kjo me automatizëm nuk nënkupton edhe shpërbërjen e tyre si akt i njëanshëm. Ne tashmë e dimë se pushteti gjyqësor, krahas pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv është pushteti i tretë dhe i barabartë me dy të tjerët dhe çdo ndërhyrje eventuale mund të cilësohet me të drejtë nga partitë opozitare se është ndërhyrje direkte në gjyqësorin si pushtet i pavarur.”, – theksoi eksperti juridik, Fadil Xhelili.

Ndryshe, dje kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj deklaratave të ambasadorëve amerikanë dhe atij të BE-së, të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve. Këto qëndrime, Mickoski i quajti ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit, ndërsa i ftoi ata që të ofrojnë zgjidhje. Sa i përket udhëzimeve të Misionit Vlerësues të BE-së, se si duhet vepruar me Këshillin Gjyqësor, tani më është përgatitur ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili ka inkorporuar të gjitha rekomandimet, por që askund nuk është theksuar shpërbërje e Këshillit Gjyqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More