Arrin në 13 numri i personave që kërkuan ndihmë mjekësore pas zjarrit në një banesë në “Emshir”

nga Xh M

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në banesën në “Emshir”, derisa numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 13. Policia thotë se aktualisht situata është vënë nën kontroll.

“Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, tha për teve1.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More