Koncert i orkestrave ushtarake të Armatës dhe Vermontit

nga Xh M

Shkup, 24 maj – Koncert njëorësh do të mbahet sot në sheshin “Magnolia” në Manastir nga Orkestrat ushtarake të Armatës dhe Vermontit, SHBA. Koncerti është pjesë e aktiviteteve të planifikuara në prag të stërvitjes ushtarake “Immediate Response 25” që nis të hënën në vend.

Në koncert do të shfaqen disa pika të njohura të xhazit, hite maqedonase dhe melodi popullore, të cilat do të paraqesin aleancën dhe do të dërgojnë mesazhe miqësie dhe paqeje.

“Orkestrat ushtarake të dy armatave aleate, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak, kanë mbajtur tradicionalisht koncerte të përbashkëta para fillimit të aktiviteteve të mëdha stërvitore. Realizimi i koncerteve të përbashkëta me orkestra nga ushtritë aleate të NATO-s forcon më tej lidhjet mes aleatëve, si dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More