Uji në Shkup plotëson kornizën e përcaktuar ligjore për siguri dhe cilësi

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Mostrat për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit nga java e kaluar, përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije.

Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup njoftuan se Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 18 deri më 22 gusht të vitit 2025 ka marrë 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit.

“Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18), ” citohet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More