Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të mega-parkut me shesh në lagjen Radishan

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të mega-parkut me shesh në lagjen Radishan, Komuna e Butelit.

Siç informon shërbimi qeveritar për shtyp, parku do të shtrihet në sipërfaqe prej 10.000 m2. Parku i ri do të ketë sipërfaqe të gjelbër prej 6.000 m2, shesh prej 4.000 m2 dhe kënd shumë të madh lodrash për fëmijë.

Projekti është në vlerë prej 20 milionë denarëve, ndërsa mjetet janë siguruar nga Qeveria.

Ngjarja është organizuar në suaza të vizitave në terren “Ku zemra është në shtëpi”, ndërsa krahas kryeministrit Mickoski, siç paralajmërojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, do të marrin pjesë edhe minsitri Zllatko Perinski, z[vendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikollovski dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Erxhan Selimi.

Përfaqësuesit qeveritarë, së bashku me kryetarin e komunës, Darko Kostovski, do ta paralajmërojnë fillimin zyrtar të projektit “Projekt themelor për ndërtim të sipërfaqes publike me shesh dhe shteg këmbësorësh në Radishan”, i cili është një prej 12 projekteve të cilat Komuna do t’i realizojë me mjete nga buxheti shtetëror, të miratuara në konkursin e parë publik për mbështetje financirare për projekte infrastrukturore komunale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More