Ndarje e çmimeve për gazetari “Nikolla Mlladenov” për vitin 2024

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Instituti Maqedonas për Media do t’i dorëzojë sot çmimet e gazetarisë “Nikolla Mlladenov” për vitin 2024. Çmimet do të jepen në tri kategori: për storjen më të mirë investigative (çmimi i parë, i dytë dhe i tretë), produkti gazetaresk më inovativ dhe fotografia më e mirë e reporterit.

Fituesit e çmimeve do marrin certifikatë dhe shpërblim në të holla prej 60.000 denarë për fituesit e çmimit të parë në të gjitha tri kategoritë, 40.000 denarë për fituesin e dytë dhe 20.000 denarë për fituesin e tretë me storjen investigative..

Konkursi për aplikime për çmimet ka qenë i hapur deri më 17 shkurt të vitit 2025, ndërsa aplikimet është dashur të dorëzohen në novinarskinagradi@mim.org.mk me temë: Aplikim për çmimet në gazetari “Nikola Mlladenov 2024”.

Nikolla Mlladenov, pronar dhe kryeredaktor i revistës së përjavshme “Fokus”, i cili konsiderohej si një nga gazetarët më të respektuar në Maqedoni, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në periferi të Shkupit natën e 26 marsit të vitit 2013. Instituti Maqedonas për Media vendosi që çmimin për tregimin më të mirë investigativ të vitit, i cili ndahet që nga viti 2001, për nder të tij, ta emërojë çmimin Nikolla Mlladenov për storjen më të mirë investigative të vitit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More