Kryetari i Supremes: Presionet publike dhe reagimet e zyrtarëve shtetërorë, cenojnë pavarësinë e gjyqësorit

nga D. V.

Në konferencën “Ditët e Gjyqësorit”, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se presionet publike ndaj gjyqtarëve, përfshirë reagimet nga figura të larta shtetërore, paraqesin një shqetësim serioz sepse cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe krijojnë perceptim të gabuar për vendimmarrjen.

Rexhepi theksoi se gjykatat duhet të jenë të lira nga çdo ndikim i jashtëm, në mënyrë që besimi i qytetarëve në drejtësi të mbetet i palëkundur.

Sipas kryetarit të Supremes, unifikimi i praktikës gjyqësore dhe zbatimi i njëjtë i ligjit në të gjitha nivelet janë themel i pavarësisë dhe cilësisë së vendimmarrjes. Tha se vetëm një sistem i qëndrueshëm dhe i harmonizuar juridikisht mund të garantojë transparencë dhe standarde të larta në gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albet Zogaj, tha se gjatë vitit 2025 gjyqësori ka realizuar shumicën e zotimeve të marra për reformën e drejtësisë.

Ai tha se këto zotime tashmë janë pjesë e pakos së ligjeve, duke e çuar procesin reformues në nivelin më të avancuar deri më sot, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ai nënvizoi se përmes dy letrave të zotimit me institucionet është bërë harmonizimi i ndryshimeve kryesore, ndërsa pakoja duhet t’i rikthehet Komisionit të Venecias për vlerësim final, në mënyrë që reforma të jetë plotësisht e përputhshme me standardet ndërkombëtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More