KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare

nga Xh M

Shkup, 18 maj – Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve, sot në seancën e 105-të, e cila është duke u zhvilluar, i publikon rezultatet për shpërndarjen e mandateve për deputetë për njësite zgjedhore konform votave të fituara në zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, sipas rendit të ditës, në seancë do të debatohet edhe rreth propozim-vendimeve për përsëritje të votimit në NJZ 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunëne Dollnenit, 1194 dhe 1202, në Komunën e Krushevës 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

KSHZ-ja duhet t’i shqyrtojë edhe propozim-vendimet për shkarkimin e kryetarit, anëtarët dhe zëvendësit e tyre në këshillat zgjedhorë në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1190 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës, 1272 në Komunën e Ohrit dhe 2101 në Komunën e Zhelinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More