Lokalizohet zjarri që shpërtheu në vendbanimin Prebeg të Shtipit

nga D V

Shtip, 19 korrik – Është djegur bari i thatë rreth barakave të vjetra të ish Ndërmarrjes ndërtimore “Beton” – Shtip, ndërsa prej tyre zjarri është përhapur në oborrin e fabrikës për mobilje dhe në drejtim të shtëpive të para të vendbanimit Prebeg.

Banorët e këtij vendbanimi kanë penguar zjarrin të arrijë disa metra me lopata dhe makineri ndërtimi. Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa banorët e zonës i kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit.

 

Banorët të cilët ishin në panikë thonë se zjarrin në drejtim nga barakat e vjetra drejt shtëpive të tyre e kanë vërejtur në orën 16:15. Ata reagojnë se çdo vit këto baraka dhe rreth tyre digjen dhe rrezikojnë shtëpitë dhe objektet rreth tyre, në afërsi është edhe një spital privat, ndërtesa e Fakulteteve të UGD-Shtip.

Zjarri është vënë nën kontroll.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More