Më 11 janar do të votohet edhe në Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

nga Xh M

Gostivar, 22 dhjetor – Përveç Komunës së Gostivarit, zgjedhjet për kryetarë komunash më 11 janar përsëriten edhe në Komunën e Vrapçishtit, Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe në Komunën Qendër Zhupë.

Në Komunën e Vrapçishtit në garë për kryetar komune janë Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës.

Në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës garojnë Oner Jakuposki nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, si dhe Anes Ahmeti nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.

Ndërsa në Komunën Qendër Zhupë, kandidat i vetëm për kryetar komune është Arjan Ibraim, nga Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More