Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

nga D. V.

Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit, duke bërë thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët.

Në këtë fjalim ai theksoi që 2025-a ishte viti i fundit i Planit të 14-të Pesëvjeçar. “Kemi kapërcyer vështirësitë dhe kemi punuar shumë, duke arritur me sukses objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,” u shpreh Xi.  

Më tej ai vuri në dukje që, pas pesë vjet përpjekjesh, forca ekonomike, forca shkencore dhe teknologjike, forca e mbrojtjes kombëtare dhe forca e përgjithshme kombëtare e Kinës kanë arritur nivele të reja. Malet e gjelbra dhe ujërat e kthjellëta janë bërë një sfond i bukur i zhvillimit, dhe ndjenja e lumturisë, e përmbushjes dhe e sigurisë e njerëzve është forcuar vazhdimisht.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka vazhduar të rritet përgjatë viteve dhe PBB-ja pritet të arrijë afërsisht 140 trilionë juanë(mbi 19.99 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2025.

“Këtë vit ne përkujtuam solemnisht 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore dhe vendosëm Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit, duke mbledhur fuqinë e madhe të të gjithë popullit kinez për të promovuar rilindjen kombëtare,” vuri në dukje ai.

Xi vuri në dukje që më 2025 ai mori pjesë në kremtimet përkatësisht për 70- dhe 60-vjetorin e krijimit të rajoneve autonome të Xinjiang-Ujgurit dhe Xizang-ut dhe pa nga afër zhvillimin e tyre. Ndërkohë, duke premtuar zbatimin e palëkundur të politikës “Një vend, dy sisteme” për lulëzimin afatgjatë të Hong-Kongut dhe Makaos, kreu i shtetit i Kinës theksoi në mesazhin e vet të urimit edhe prirjen e pandalshme të ribashkimit të dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.

Lidhur me politikën e jashtme, Xi veçoi angazhimet e reja të Kinës për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe paraqitjen e Nismës së Qeverisjes Globale.

Ndërsa Nisma e Qeverisjes Globale ka si tipare të saj respektimin e barazisë sovrane, sundimin e ligjit ndërkombëtar, praktikimin e multilateralizmit, vënien e njeriut në vend të parë dhe fokusimin te veprimet konkrete.

Për vitin 2026, kreu i shtetit i Kinës nxiti zhvillimin me cilësi të lartë, thellimin e gjithanshëm të Reformës dhe Hapjes, si edhe bagëtinë e përbashkët të popullit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More