Mexhiti: Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas incidenteve të ndodhura gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare nga tribuna.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkroi Mexhiti në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që, sipas tij, e bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet unik.

“Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt”, nënvizoi ai.

Mexhiti përfundoi duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar se sporti duhet të jetë faktor bashkimi, jo përçarjeje: “Thirrjet me frymë fashiste nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More