Mexhiti nga Çarshia e Vjetër e Shkupit: Po realizojmë premtimet

nga Xh M

Shkup, 5 qershor – Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sot bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe anëtar të koalicionit VLEN, filluan me realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Ata zgjodhën Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke premtuar rikonstruimin e çdo rruge të çarshisë.

Postimi i plotë:

Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin e kemi premtuar dhe e po e bëjmë. Sot filluam punimet për konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në rr. Papuxhiska me instalim të pajisjeve urbane, në sipërfaqe prej 350 m2 dhe do të vazhdojmë të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë të Çarshisë së Vjetër, sepse këta punëtorë të zellshëm në këtë margaritarë tonin e meritojnë më të mirën. Investimin e kemi bërë bashkë Komuna e Çairit dhe Rajoni i Planifikimit të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More