Mexhiti: Sikur BDI të zgjidhte si duhet gjuhën shqipe, të bënte Ligj, sot nuk do të diskutohej fare për të

nga D V

Shkup, 6 dhjetor –  “Për shkak të zgjidhjeve të tyre gjysmake, joadekuate, i japin dikujt mundësinë që sot të merren me këtë çështje”, kështu u përgjigj zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për akuzat që BDI i bëri për ligjin për gjuhët, përcjell TV21. Mexhiti tha se, sikur të shtjellohej kjo çështje si duhet, të kishte ligj për gjuhën shqipe sipas të gjitha dispozitave, sot nuk do të kishte diskutim.

“Tani përballen me përgjegjësinë dhe para përgjegjësisë u duhet mjegull, destabilizim, por nëse në shtet ndokush nuk ka të drejtë të pyes për këtë çështje, ai është Bashkimi Demokratik për Integrim. Për shkak të zgjidhjeve të tyre gjysmake, joadekuate, i japin dikujt mundësinë që sot të merren me këtë çështje. Sikur të shtjellohej kjo çështje si duhet, të kishte ligj për gjuhën shqipe sipas të gjitha dispozitave, sot nuk do të kishte diskutim. Tema e diskutimit është pikërisht për zgjidhjet gjysmake dhe joadekuate të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More