Mickoski: Ka grup pune të ekspertëve i cili punon në zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë

nga D V

Shkup, 29 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij.

“Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë parlamentare. Përndryshe, po, ka një grup të tillë”, ministri Minçev nuk është në atë grup, tha Mickoski i pyetur nëse ka grup punues për Ligjin për përfaqësim të drejtë, duke qenë se dy partnerët e tjerë të koalicionit në Qeveri kanë qëndrime të ndryshme për këtë çështje.

Në pyetjen e gazetarëve, kryeministri Mickoski përsëriti se deri vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve.

“Një gjë është e sigurt e ajo është se nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Sipas gjitha gjasave kjo do të jetë me korrigjimin e koeficienteve”, thotë Mickoski, në deklaratën për gazetarët para paraqitjes në konferencën e “Blumberg Adria” në temën “Potenciali ekonomik dhe mundësitë zhvillimore për Maqedoninë” .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More