Ministri Aliu komenton mospërfshirjen në listën për deputetë

nga D V

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu thotë se ka qenë vendim i tij për të mos qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai shkurt tha se ky vendim nuk është marr tani.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është vendim i marr tash se voni, njëjtë siç ka qenë vendim i imi mos me qenë pjesë e Kryesisë në tetorin e vitit 2022”, tha ai, raporton kp.

Lidhur me arsyetimin e këtij vendimit ai tha se nuk mund të flas njëherë.

“Nuk mundemi njëherë me fol”, tha ai.

Këto komente, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu i bëri në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.

Në këtë listë nuk është përfshirë ministri aktual Liburn Aliu dhe as zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More