Misajllovski për vizitë në kazermën në Kërçovë

nga D. V.

Kërçovë, 12 mars – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë  do t’i vizitojë pjesëtarët e Batalionit të Parë të Këmbësorisë të Armatës.

Përveç ministrit, do të marrin pjesë edhe zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfet Ismaili, zëvendësshefi i Armatës gjeneralmajori Azim Nuredin dhe komandanti i Komandës Operative, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski.

Gjatë vizitës do të bëhet edhe inspektimi i punimeve ndërtimore që po kryhen në kazermë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More